Basha fiton mandatin e tretë në krye të PD, vjen reagimi i parë nga qeveria

Shqipëria

Basha fiton mandatin e tretë në krye të PD, vjen reagimi i parë nga qeveria

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:48
Kandidatët për kryetar të PD-së

Lulzim Basha ka fituar mandatin e tretë në krye të Partisë Demokratike. Lideri aktual i PD do të jetë në krye të partisë më të madhe opozitare edhe për 4 vitet e ardhshme.

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar Bashën duke thënë se çdo katër vite, kryedemokrati humb dy herë me PS dhe fiton njëherë në PD.

“Edhe ky fitoi mandatin e tretë!

Mire e tha ai tani;

Çdo katër vite,

humb dy herë me PS dhe

fiton një herë në PD!

Fiks aritmetika e këtij!”, shkruan Erion Braçe.

Partia Demokratike do të shpallë sot rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë të dielës së 13 qershorit për kryetarin e ri.

Nga rezultatet paraprake Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.

Të dhënat paraprake nga selia blu flasin për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat