Jep dorëheqje drejtori i i IKMT-së së Elbasanit

Shqipëria

Jep dorëheqje drejtori i i IKMT-së së Elbasanit

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:58
Elbasan

Drejtori i i IKMT-së së Elbasanit, Mario Qosja ka dhënë dorëheqjen vetëm disa muaj para marrjes së detyrës.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Qosjan që ta marrë këtë vendim. Ky i fundit zëvendësoi në këtë detyrë Aurel Kajën, i cili qëndroi në krye të IKMT-së së Elbasanit për një kohë të gjatë.

Nuk dihet se nëse ka pasur ndikim në këtë vendim paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama.

Në nisje të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, Rama theksoi se do të mbahet përgjegjësi që nga zyrtarët e deri tek punëtorët e thjeshtë nëse janë përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Ndërsa në kongres kreu i qeverisë tha se administrata publike do të pastrohet nga të paaftët, arrogantët dhe injorantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat