Manastirliu në Kuvend tregon sa doza të vaksinës Pfizer presin sot

Shqipëria

Manastirliu në Kuvend tregon sa doza të vaksinës Pfizer presin sot

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:31
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend foli për situatën epidemiologjike në vend.

Manastirliu theksoi se ditën e sotme do të mbërrijnë 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa shtoi se lufta me Covid ende nuk ka përfunduar.

Gjithashtu ministrja u shpreh se qeveria është e vendosur që të çojë deri në fund programin kombëtar të vaksinimit.

“Vijon rënia e qëndrueshme e rasteve me Covid-19. Edhe për 2 javët e fundit kemi rënie të ndjeshëm të incidencës dy javore. Shqipëria tashmë konsiderohet një zonë me risk të ulët.

Kurba e vaksinimit nga ana tjetër është në rritje konstante. Programi i vaksinimit do të vijojë edhe gjatë sezonit të verës. Përpjekjet nuk do të reshtin deri në sigurimin e të gjithë popullatës. Sot presim 11 mijë  e 700 doza të vaksinës Pfizer”, tha Manastirliu.

Më tej Manastirliu bëri me dije se deri deri më sot mbi 360 mijë qytetarë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës, duke u shprehur se lehtësimi gradual i masave duhet të shoqërohet me vigjilencë të plotë nga ana e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat