Rama takohet me Mitsotakis para Samitit të NATO-s/ Bien dakord për shpejtimin e negociatave të marrëveshjes së zonave detare

Shqipëria

Rama takohet me Mitsotakis para Samitit të NATO-s/ Bien dakord për shpejtimin e negociatave të marrëveshjes së zonave detare

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:04
Foto nga takimi

Bruksel. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis  është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat Mitsotakis ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Athinës.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sipas burimeve qeveritare greke, Rama ka falënderuar homologun e tij grek për 20,000 vaksinat të cilat i ka dhuruar sot Greqia Shqipërisë.

Kyriakos Mitsotakis ka ripërsëritur interesin e qëndrueshëm dhe të përhershëm të Athinës për pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe të vendosjes së ligjit , të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë .

Gjithashtu kryeministri grek ka përgëzuar  Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat