Kuvendi depoziton në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Ilir Metës

Shqipëria

Kuvendi depoziton në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Ilir Metës

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:04
Ilir Meta

Kuvendi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Metës.

Tashmë Kushtetuesja ka 3 muaj afat për të vendosur nëse e shqyrton ose jo çështjen. GJK nuk ka asnjë limit për kohën kur duhet të mbylle gjykimin dhe të shprehet me vendim.

Kuvendi shkarkoi me 104 vota kreu  e shtetit në seancën plenare të 9 qershorit.

Ndërkohë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht për fatin e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat