Fitorja e kryetarit të PD/ PPE uron Bashën për rizgjedhjen

Shqipëria

Fitorja e kryetarit të PD/ PPE uron Bashën për rizgjedhjen

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:17
Lulzim Basha

Partitë Popullore Evropianë, PPE kanë uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike.

Përmes një mesazhi shpërndarë në rrjetet sociale, PPE shpreh mbështjetjen për kryetarin Basha “në betejën për Shqipërinë europiane e demokratike”.

Bazuar në të dhënat zyrtare, komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike shpalli sot zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së Lulzim Bashën, me 32 mijë e 882 vota, ose ndryshe me mbështetjen e 81% të anëtarësisë.

Mesazhi i plotë i PPE postuar në Twitter:

Urimet tona të përzemërta për Lulzim Bashën të partisë tonë simotër ?? Partia Demokratike, për rizgjedhjen e tij bindëse si kryetar i partisë.

Le të vazhdojmë më të fortë dhe të bashkuar betejën tonë për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe Europiane ??.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat