Kryeministri Rama ndan detin shqiptar me Greqinë, lajmin e japin grekët, Tirana hesht

Shqipëria

Kryeministri Rama ndan detin shqiptar me Greqinë, lajmin e japin grekët, Tirana hesht

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:27
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

Ashtu siç është bërë e udhës, sa herë bëhet fjalë për marrëveshje në dëm të Shqipërisë, zyra e medias së Edi Ramës hesht dhe lajmet merren nga mediat e huaja.

Kështu ka ndodhur edhe me takimin e Ramës me kryeministrin grek, Mitsotaqis.

Zgjerimi u Greqisë me 12 milje detare në ujrat territoriale të Shqipërisë, ishte një nga temat që u diskutua këtë të hënë në takimin mes kryeministrit, Edi Rama dhe homologut të tij grek, Kriakos Mitsotaqis, gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.

Gjatë takimit dypalësh, Rama dhe kreu i qeverisë greke diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat ai përsëriti mbështetjen e vendosur të vendit fqinj për anëtarësimin e rajonit në BE.

Rama dhe homologu i tij, Mitsotaqis ranë dakord që, pas zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri, të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët për referimin e caktimit të kufijve të Zonave të tyre Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Minoriteti Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë parakusht që BE ka vendosur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ishin disa nga temat kyçe që u diskutuan mes dy palëve në samitin e NATO-s në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat