Kavajë/ Ra aksidentalisht në kanal, ndërron jetë 80-vjeçari

Shqipëria

Kavajë/ Ra aksidentalisht në kanal, ndërron jetë 80-vjeçari

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Një i moshuar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në kanal.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Hajdaraj të Kavajës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. H., rreth 80 vjeç, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat