Gripi i shpendëve alarmon Peqinin, të mërkurën mbyllet tregu i gjësë së gjallë

Shqipëria

Gripi i shpendëve alarmon Peqinin, të mërkurën mbyllet tregu i gjësë së gjallë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Gripi i shpendëve ka arritur edhe në Peqin të Elbasanit.

Pas Bujanit të Tropojës, Dajtit  dhe Fushë-Krujës, edhe Peqini është alarmuar nga "Influenca Aviare" e njohur si Gripi i shpendëve.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkia e Peqinit, e  cila përmes një njoftimi në Facebook informon qytetarët dhe i kërkon të kontaktojnë Veterinerin e Shërbimit Veterinar të bashkisë dhe veterinerin e( AKVMB)   në çdo rast të konstatimit të:

-Shpendë oborresh, zbukurimi e të egra të sëmura apo të ngordhura.

-Ngordhje të menjëhershme të pa shpjegueshme.

- Ndalohet tregtimi dhe blerja e shpendëeve në ambiente të hapura dhe tregje.

Ditën e mërkurë datë 16.06.2021 tregu i gjësë se gjallë është i mbyllur, ka njoftuar bashkia e Peqinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat