Humbi garën për kryetar, flet për herë të parë Agron Shehaj

Shqipëria

Humbi garën për kryetar, flet për herë të parë Agron Shehaj

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:04
Agron Shehaj

Agron Shehaj ka reaguar për herë të parë pasi humbi garën për kryetar të Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale Shehaj ka falenderuar të gjithë demokratët që e votuan.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë,” shkruan Shehaj.

Shehaj doli i dyti në garë me 6 mijë e 38 vota, duke ndjekur Bashën me 32 mijë e 882 vota të anëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat