"Asnjë tezë provimi nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?", Fuga: Kur pyetjet janë gabim anulohet provimi, jo korrigjimi

Shqipëria

"Asnjë tezë provimi nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?", Fuga: Kur pyetjet janë gabim anulohet provimi, jo korrigjimi

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:25
Profesor Artan Fuga

Profesor Artan Fuga ka reaguar për provimin e Matematikës për maturantët, protestën e tyre dhe vendimin e ministrisë së Arsimit për të uluri nivelin e notës për shkak të vështirësisë së provimit. Maturantët thanë se ministria mori këtë vendim sa për t'i larguar nga protesta, ndërsa kërkojnë ballafaqim me ministren Evis Kushi.

Profesor Fuga me anë të një postimi në Facebook pyet: "Edhe ushtrimet e matematikës mbi bazën e politikës do t'i korrigjojmë?"

Sipas profesorit, nëse pyetjet janë të gabuara anulohet konkursi ose provimi, jo korrigjimi.

Postimi i plotë:

"Çfarë bëhet kështu? Asnjë tezë provimi nuk dinë ta bëjnë?

Sa bëjnë 2 edhe 2?

Ka filluar një yrnek i ri.

Qysh nga viti që kaloi!

Maturantë, ndofta me të drejtë, protestojnë për testin e maturës pas provimit përpara ministrisë, dhe nga ministria vjen përgjigja : "Mos kini merak se po pati teprime testi do i korrigjojmë ndryshe përgjigjet!"

Hahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahaha!

Ku shkojmë kështu? Edhe ushtrimet e matematikës mbi bazën e politikës do t'i korrigjojmë? Mbi bazën e manifestuesve në shesh!

Imagjinoj një skenë:

Sa bëjnë 2 plus 2?

Prit pak sa të shoh nga penxherja!

Atje poshtë turma që thërret : pesëëëëë!

2 plus 2 bëjnë 5 atëhere!

Po këta që thonë se bëjnë 4?

Ata na e kanë me t'futme!

Ore sa bëjnë vërtetë? Nëse pyetjet janë të gabuara anullohet konkuRsi a provimi, nuk ndryshohet korrigjimi. Provimet e maturës nuk janë si procese elektorale ku ndryshohet proces-verbali i votimit!

Cfarë bëhet mo kështu? Asnjë tezë provimi nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat