Shqipëri, për 5 muaj sekuestrohen 500 armë pa leje

Shqipëria

Shqipëri, për 5 muaj sekuestrohen 500 armë pa leje

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Në 5 muaj e parë të këtij viti, në të gjithë vendin policia ka sekuestruar rreth 500 armë zjarri dhe armë të ftohta pa leje. Numrin më të lartë të armëve të bllokuara e mban Tirana, për shkak edhe të numrit të popullsisë. Gjatë këtyre muajve në kryeqytet janë sekuestruar 250 armë. Një pjesë e tyre janë kapur gjatë arrestimit të personave të përfshirë në konflikte të ndryshme. Të tjerat gjatë kontrolleve në makinë, apo personave të mbajtur nën vëzhgim për shpërndarje droge. Burime pranë policisë bëjnë me dije se vetëm në kryeqytet janë arrestuar 85 persona për armëmbajtje pa leje.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këtë vit janë sekuestruar rreth 200 armë zjarri më shumë. Në 5 muajt e parë të 2020-ës janë bllokuar 318 armë pa leje në të gjithë vendin.

Aksioni më i madh për zbulueshmërinë e një arsenali të tërë armësh ishte në muajin Maj në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë. Në një magazinë në pronësi të Sokol Xhurës. Aty policia zbuloi 18 baza ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armët. Rreth 100 armë e municione të ndryshme u bllokuan, ndërsa 9 persona përfunduan në pranga.

Me ndryshimet e reja të Kodit Penal të miratuara një vit më parë, çdo qytetar që është kapur me armë pa leje, dënohet nga 7 deri në 15 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat