Maturantët nuk i ndalin protestat, mblidhen para MASR

Shqipëria

Maturantët nuk i ndalin protestat, mblidhen para MASR

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Teksa Ministria e Arsimit deklaroi se kishte pranuar kërkesën e maturantëve për të ulur pragun e pikëve të provimit të matematikës, këta të fundit duket se nuk janë kënaqur me pak.

Mësohet se maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, pasi janë ende të paqartë në lidhje me mënyrën e uljes së pragut të pikëve të provimit.

Ata kanë nisur që të grumbullohen para Ministrisë së Arsimit që prej orës 17:00, ndërsa kanë lexuar një kërkesë që i kanë drejtuar këtij institucioni.

Maturantët kërkojnë t’u tregohet në mënyrë të menjëhershme, se si është ulur pragu i pikëve, duke shprehur shqetësimin se nuk kanë nevojë për fjalë, por për paraqitjen reale të pikëzimit të provimit.
Përveç kësaj, maturantët kërkojnë anulimin e VKM-së, e cila i jep peshë provimeve rreth 50%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat