Ministrja Xhaçka: Holanda mbështet mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Shqipëria

Ministrja Xhaçka: Holanda mbështet mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 18:57
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi në Bruksel një takim me Ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Holandës në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Shpresojmë se Parlamenti Hollandez do ta mbështesë qëndrimin e Qeverisë.  Besimplotë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona”, u shpreh ministrja.

Xhaçka ndodhet në Bruksel si pjesë e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s, delegacion i cili kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat