‘Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming’/ Ambasadori mesazh shqiptarëve: Duhet vetëm të keni bateri në telefon!

Shqipëria

‘Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming’/ Ambasadori mesazh shqiptarëve: Duhet vetëm të keni bateri në telefon!

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 20:13
Luigi Soreca

Duke nisur nga data 1 korrik, qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor nuk do do të paguajnë më tarifat “Roaming”.

Ka qenë vetë ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, që u ka kujtuar qytetarëve shqiptarë vendimin nga i cili do përfitojnë disa shtete.

“Nga 1 korrik 2021 zero tarifa Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra të ruani karikimin! Ky projekt është financuar nga BE dhe mundësuar nga Regional Cooperation Council (RCC). Tregu i Përbashkët Regjional”, thuhet në postimin e tij në “Twitter”.

Nga 1 korriku, qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës nuk do tu duhet më që të rimbushin celularin e tyre dhe të paguajnë tarifa shtesë kur janë në njërin prej këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Tarifa roaming është një detyrim financiar që paguan çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike. Praktikisht tarifat roaming janë shumë të larta në krahasim me kostot e telefonisë të cdo vendi të rajonit të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat