Basha sërish në krye të PD / Gjana: Gara me standarde demokratike, dinjitoze dhe reale

Shqipëria

Basha sërish në krye të PD / Gjana: Gara me standarde demokratike, dinjitoze dhe reale

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 20:28
Jemir Gjana

Kryetar i Komisionit Zgjedhor Jemi Gjana, shprehet se zgjedhjet në Partinë Demokratike ishin dinjitoze dhe gara mes kandidatëve ishte reale.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Gjana u shpreh se në garë kanë qenë kandidatë me ambicie të fortë, teksa ka shtuar se dita e djeshme e zgjedhjeve ishte e qetë.

"Ka qenë një garë dinjitoze dhe reale, ka qenë rigorizisht statusore. Ka qenë demokratike në standarde dhe kandidatët kanë qenë të fortë dhe me ambicie të forta.  Ka qenë një proces që është zhvilluar qetësisht. Edhe dita e djeshme ishte e qetë. Demokratët treguan vullnet të jashtëzakonshëm për t’u paraqitur në qendrat e votimit.

Një pjesëmarrje me 41 mijë anëtarë është një pjesëmarrje e lartë.  Me votimin për Zotin Basha demokratët treguan  se kemi një gjë shumë më të rëndësishme se ndryshimi i pushteteve, kemi vendosjen standarde të ndërtimit të së drejtës në Shqipëri. Prandaj kanë mbështetur alternativën e Bashës. Nuk ka pasur asnjë manipulim të rezultatit. Asgjë nuk është zhvilluar në fshehtësi. E vërteta ka qenë në sy të publikut."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat