Pamjet/ Të armatosur “gjer në dhëmbë”, ja momenti kur RENEA arreston subjektin e OFL

Shqipëria

Pamjet/ Të armatosur “gjer në dhëmbë”, ja momenti kur RENEA arreston subjektin e OFL

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Forca të shumta RENEA, kanë mësyrë orët e para të mbrëmjes së sotme në qytetin e Vlorës, ku kanë arrestuar edhe disa persona.

Të armatosur me anti-plumba dhe me armë të sofistikuara, Policia ka shtrirë kërkimet në lokalet dhe ambientet e qytetit.

Gazetari Enrik Mehmenti sjell pamjet e aksionit në fjalë.

Në prangat e forcave RENEA ka rënë Edison Begaj. Ky fundit, shihet në videon e publikuar duke qëndruar ulur në tavolinën e një bari, ndërsa duart i janë lidhur me pranga nga efektivët. Në momentin e arrestimit, të pranishëm në bar, kanë qenë dhe qytetarë të tjerë, që janë bërë dëshmitarë të një episodi jo të zakontë.

Vlen të përmendet se Begaj nuk është një emër i panjohur për policinë.

Atij iu bë atentat pak ditë më parë, pranë banesës së tij, ku fatmirësisht arriti të mbijetonte.

Begaj, është arrestuar edhe më herët nga policia, ku akuzohej për trafikim të drogës dhe armëve, ndërsa njihej dhe si subjekt i OFL.

Burimet bëjnë me dije, se veç Edison Begajt, në pranga ka rënë dhe një tjetër person, ndërsa identiteti i këtij të fundit, për momentin, nuk bëhet i ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat