Rama: Erdhi dita, fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet e-Albania

Shqipëria

Rama: Erdhi dita, fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet e-Albania

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 08:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania.

Rama gjithashtu shprehet se kjo mundësi shmang radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirë mëngjes.

Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat