Shkoi në burg të kërkonte llogari për nipin, përfundon dhe vetë në qeli - Ky është biznesmeni nga Fushë Kruja i dënuar për trafik droge

Shqipëria

Shkoi në burg të kërkonte llogari për nipin, përfundon dhe vetë në qeli - Ky është biznesmeni nga Fushë Kruja i dënuar për trafik droge

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Media zbulon emrin e 41-vjeçarit i cili u arrestua pasi dhunoi dy punonjës së burgut të Fushë Krujës, ndërkohë që duhet të ishte në banesën e tij sepse gjykata i kishte caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”.

Burimet bëjnë më dije se personi që sulmoi efektët është Bledar Coraj.

Në kundërshtim me vendimin e gjykatës, Corra mësohet se kishte dalë nga banesa e tij dhe ishte drejtuar në ambientet e burgut të Fushë Krujës, për të kërkuar shpjegime për transferimin e nipit të tij.

41-vjeçari është përballur me dy policë të burgut dhe pas konfliktit verbal me ta i ka dhunuar.

Corra u arrestua dhe mësohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentet kur është konfliktuar fizikisht me policët e burgut.

Tashmë mbi të rëndojnë edhe dy vepra të tjera penale, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Kujtojmë që Bledar Coraj u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë pas një operacioni masiv antidrogë në Fushë Krujë, në vitin 2017, finalizuar me sekuestrimin e 425 kg kanabis dhe 12 armë zjarri e municion luftarak.

Sipas policisë, ata u arrestuan si pjesë e një grupi që merreshin me shpërndarjen e sasive të mëdha të hashashit nga Kruja në drejtim të Tiranës.

Njoftimi nga Policia e Krujës:

Goditi për shkak të detyrës 2 punonjës të IEVP Fushë Krujë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat