Pamjet e aksidentit në Durrës, shoferi i dehur ktheu automjetin përmbys pasi u përplas me makinat e parkuara

Shqipëria

Pamjet e aksidentit në Durrës, shoferi i dehur ktheu automjetin përmbys pasi u përplas me makinat e parkuara

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:19
Foto

 Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00 në qytetin e Durrësit.

Një 46-vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur, nuk ka arritur të kontrollojë automjetin që po drejtonte dhe u përplas me dy makina të parkuara.

Në pamje duket se si makina tip “Ford” është kthyer përmbys në lagjen nr.12 në Durrës.

Ambulanca dhe zjarrfikësja mbërritën me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur nxjerrjen e personave. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale në makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat