Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Korçë shtetasi turku

Shqipëria

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Korçë shtetasi turku

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një shtetas turk është arrestuar sot në pikën kufitare të Qafë-Thanës, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. O., 53 vjeç, banues në Turqi.

Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat