Asnjë problem nga vaksinimi/ Në Shqipëri po përdoren disa vaksina, perëndimore dhe lindore

Shqipëria

Asnjë problem nga vaksinimi/ Në Shqipëri po përdoren disa vaksina, perëndimore dhe lindore

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Ndërsa Italia fqinje ka stopuar aplikimin e vaksinës AstraZeneca tek qytetarët e saj, pas humbjes së jetës së një 18 vjeçareje, shkaku i së cilës u lidh me vaksinën, në Shqipëri ka mbërritur një sasi prej 20 mijë vaksina AstraZeneca, dhuratë e qeverisë greke.

Në Institutin e Shëndetit Publik thonë se AstraZeneca po aplikohet si dozë e dytë tek arsimtarët kryesisht.

Por ndërkohë pak ditë më parë ka mbërritur edhe një sasi vaksinash Sputnik, e cila është aplikuar tek punonjësit e hoteleri turizëm, operatorët e transportit publik. Ndonëse doza e dytë e saj këshillohet të bëhet tre javë deri në 3 muaj, tanimë me mbërritjen e vaksinës ata janë vaksinuar me dozë të parë Sputnik mund të aplikojnë dozën e dytë.

Për të ulur fashën e moshës së vaksinimit në 50 vjeç pritet një tjetër sasi e vaksinës Coronavac. Aktualisht po përdoret vaksina Pfizer si dozë e parë në pakicë pasi vaksinat e tjera po përdoren për doza të dyta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat