Emri/ Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, dënohet vetëm me 3.4 vite burg

Shqipëria

Emri/ Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, dënohet vetëm me 3.4 vite burg

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Gjykata e Korçës ka dënuar me 3.4 vite burg Rudolf Merollin, i cili një vit më parë u denoncua nga vajza e tij për ngacmim seksual.

Gazetarja Lorena Kodra raporton  se prokuroria kërkoi denimin me 6 vite burg për Merollin, ndërsa gjykata e dënoi 37-vjecarin me 5 vite burg. Mësohet se Merollit iu ul 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai deklaroi më herët para prokurorit se natën që ka ndodhur ngjarja ka qënë nën efektin e substancave narkotike dhe nuk mbante mënd asgjë.

Merolli u akuzua nga vajza e tij për ngacmim seksual, pasi kishte konsumuar hashash. Ndërsa dolën edhe përgjimet nga vajza, e cila e kishte regjistruar gjatë bisedave erotike që 37-vjeçari kishte zhvilluar me të në banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat