Zjarr në fshatin Borizanë, era përhap flakët me shpejtësi

Shqipëria

Zjarr në fshatin Borizanë, era përhap flakët me shpejtësi

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Një vatër zjarri ka rënë në pyjet me pisha të fshatit Borizanë në Krujë. Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në pyjet me pisha.  

Nëse nuk izolohen vatrat e zjarrit mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, pasi janë sipërfaqe të tera me fidanë të rinj pishash të mbjelle në kodrat e fshatit Borizanë.

Per zjarrfikësit e Krujës ndërhyrja është disi e vështirë. Për shuarjen e flakëve kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e fshatit,të cilët po përdorin mjete rrethanore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat