Covid/ Alimehmeti: Të rishikohet protokolli, nuk jep mbrojtje shtesë

Shqipëria

Covid/ Alimehmeti: Të rishikohet protokolli, nuk jep mbrojtje shtesë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:04
Ilir Alimehmeti

Personat që e kanë kaluar koronavirusin nuk e kanë të nevojshme vaksinën anti-Covid. Këto janë rezultatet e studimeve të fundit në SHBA.

Për epidemiologun Alimehmeti ka ardhur koha që të rishikohen protokollet e vaksinimit dhe fillimisht të përfitojnë ata që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

“Personat që e kanë kaluar nga studimet që po dalin duket se nuk kanë përfitim ekstra nga vaskinat që po marrin. Kjo është testuar me vaksina të forta Pfizer dhe Moderna dhe si rrjedhojë mbështesin atë elementin që po ke kaluar një virus në mënyrë natyrore, vaksina nuk jep mbrojtje shtesë.

Mjekësia bazohet në evidenca dhe kur të dhënat dalin në një mënyrë të caktuar automatikisht duhet të reflektohet në protokolle”.

Por kur pyetet për vaksinimin e fëmijëve Alimehmeti është i prerë dhe kundër. Sipas tij rreziku nga Covid-19  te këto grupmosha është më i ulët dhe se fëmijët nuk janë transmetues të lartë.

“Asnjë nga këto vaksina nuk është parë në afatgjatë dhe sidomos te fëmijët duhet të jemi të sigurtë që nuk do kemi probleme afatgjata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat