Del vendimi për maturantët, ja çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria

Del vendimi për maturantët, ja çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për provimin e matematikës në Maturën Shtetërore.

Ishte ministrja e Arsimit Evis Kushi ajo që ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

Ky vendimi erdhi pas protestave të maturantëve për tezën e matematikës, me pretendimin se ishte i vështirë.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi shumë shpejt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat