Teatri Kombëtar në Shqipëri, Kushtetuesja heton Këshillin Bashkiak të Tiranës

Shqipëria

Teatri Kombëtar në Shqipëri, Kushtetuesja heton Këshillin Bashkiak të Tiranës

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Pjesë e hetimit kushtetues për çështjen e Teatrit Kombëtar do të bëhet edhe vendimmarrja e Këshillit Bashkiak të Tiranës që çoi në shembjen e godinën. Me kërkesë të presidencës, gjykata pranoi që pjesë e provave të bëhet edhe vendimi që dha dritën jeshile.

Gjykata Kushtetuese vendosi të administrojë si provë vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në seancën e dytë për këtë çështje, përfaqësuesi I Presidentit të Republikës, parashtroi para anëtarëve kërkesën e Ilir Metës.

Si palë në këtë proces kushtetues është edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila e konsideroi fitore pranimin e trupës për të hetuar vendimmarrjen e këshillit bashkiak.

Gjykata i la 24 orë kohë palëve për t’u përgatitur përpara se të nisë shqyrtimi në themel i padisë për çështjen e Teatrit Kombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat