”Po shkarkonte vaj në det”, flet kapiteni i Portit të Durrësit

Shqipëria

”Po shkarkonte vaj në det”, flet kapiteni i Portit të Durrësit

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 20:09
Kapiteni i Portit të Durrësit, Tauland Allka

Kapiteni i Portit të Durrësit, Tauland Allka, ka reaguar pas fotove të shpërndara ku një anije dukej se shkarkonte vaj të djegur në afërsi të Detit Adriatik.

Në një reagim për Report Tv, Allka ka deklaruar se ajo ishte një anije thellimi me emrin “Butrinti” (split barge) me flamur shqiptar që bën transportimin e mbetjeve organike nga grykëderdhja e hidrovorit të Durrësit, në thellësi 3 milje në det në një zonë, sipas portit, të përcaktuar për këtë qëllim. 

“Njollat e pretenduara vaj janë mbetje sendimenti (humus) krijuar nga grykëderdhja e hidrovorit të Porto Romanos prej dekadash!

Në foto shikohet trubullira që shkaktohet nga shkarkimi dhe kthesa e anijes për t’u futur përsëri në port”, thuhet në reagimin e Allkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat