Aktivistët: Nuk do të lejojmë ndërtimin e aeroportit

Shqipëria

Aktivistët: Nuk do të lejojmë ndërtimin e aeroportit

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:46
Aktivistët në mbrojtje të peizazhit Vjosë-Nartë

Studiues, profesionistë dhe aktivistë të natyrës kanë kërkuar edhe në herë që të mos ndërtohet aeroport në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Mesazhi u përcoll gjatë 30 vjetorit të PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania), duke theksuar se Ndërtimi i aeroportit në brendësi të zonës së mbrojtur është ndoshta rreziku më madhor që i është kanosur ruajtjes së natyrës në këto tre dekada në këtë zonë.

Aktivistët theksojnë se nëse lejohen zhvillime infrastrukturore shkatërrimtare për natyrën të ndodhin në zona të mbrojtura, në të ardhmen do të kemi shumë më tepër të tilla dhe ruajtja e pasurive natyrore do të jetë një mision i pamundur.

Ata shtuan se nëse autoritetet nuk rikonsiderojnë lokacionin e aeroportit, së shpejti do të jenë me mijëra të cilët nuk do të lejojnë që një ndërtim i tillë të ndodhë.

"Ky ishte mesazhi kryesor që u përçua nga profesionistë, studiues, aktivistë dhe dashamirës të natyrës gjatë eventit festues të 30 vjetorit të PPNEA.  Në datën 5 qershor 1991 nuk u krijua thjesht një organizatë, por u shënua fillimi i shoqërisë civile mjedisore në Shqipëri. Prandaj, kjo ditë duhet t’i kushtohej ruajtjes së vlerave natyrore dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik. Ndërtimi i aeroportit në brendësi të zonës së mbrojtur është ndoshta rreziku më madhor që i është kanosur ruajtjes së natyrës në këto tre dekada dhe celebrimi i kësaj date nuk mund të na gjente në vend më të përshtatshëm se zona ku autoritetet po planifikojnë shkatërrimin e natyrës.

Kundërshtimi i ndërtimit të aeroportit në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë është nga ato çështje që duhet të bashkojë jo vetëm organizatat mjedisore, por të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nëse lejojmë sot zhvillime infrastrukturore shkatërrimtare për natyrën të ndodhin në zona të mbrojtura, në të ardhmen do të kemi shumë më tepër të tilla dhe ruajtja e pasurive natyrore me të cilat krenohemi aq shumë, do të jetë një mision i pamundur! Në datën 5 qershor u mblodhëm me dhjetëra dhe treguam se aeroporti nuk mund të ndërtohet brenda zonës së mbrojtur. Nëse autoritetet nuk rikonsiderojnë lokacionin e aeroportit, së shpejti do të jemi me mijëra të cilët nuk do të lejojnë që kjo marrëzi që të ndodhë! Zonat e Mbrojtura do ti mbrojmë me çdo kusht! Natyra nuk mund të shitet për interesa të ngushta. Bashkohuni me ne!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat