Në Shkodër dhe Fier policia dhe RENEA kryejnë kontrolle të befasishme

Shqipëria

Në Shkodër dhe Fier policia dhe RENEA kryejnë kontrolle të befasishme

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e kësaj të marte forcat RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë kryer kontrolle në disa qytete të vendit.

Sipas Policisë, kontrollet janë të befasishme dhe kanë për qëllim kapjen e personave, të cilët janë të dyshuar si autorë të përfshirë në ngjarje kriminale.

“Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend”, thekson policia.

Euronews Albania, raporton se kontrollet po bëhen në qytetin e Shkodrës dhe në Fier, kryesisht në ambiente lokalesh dhe banesa, ku mendohet se fshihen personat e skeduar nga Policia.

Policia edhe mbrëmjen e djeshme ushtroi kontrolle të befasishme në qytetin e Vlorës, Elbasanit dhe në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat