Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 41-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shqipëria

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 41-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një person ka rërë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën duke transportuar 22 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalim drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 41-vjeçari N.R banues në Fier, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij 28-vjeçari F.Q banues në Durrës.

Sakaq materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Qarku Korçë/Informacion

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar kundrejt shpërblimit 22 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. R., 41 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Q., 28 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e policisë, kanë kapur pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin N. R., me mjetin tip furgon “Benz”, duke transportuar 22 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se bashkëpunëtor me 41-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal, ishte edhe shtetasi F. Q., i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat