Shpërndanin hashash dhe heroinë, grupi u zbulua pasi dogjën dy makina të ish-Drejtorit të Policisë

Shqipëria

Shpërndanin hashash dhe heroinë, grupi u zbulua pasi dogjën dy makina të ish-Drejtorit të Policisë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grup shpërndarësish të heroinës dhe hashashit që vepronin në zoën e ish-Parkut në Tiranë, kanë rënë në prangat e agjentëve të komisariatit Nr.2 në Tiranë.

Bëhet fjalë për 22 persona të cilët shisnin heroinën dhe hashashin për llogari të një grupi kriminal në Tiranë.

Gjithçka ka nisur pas djegies së dy makinave që administroheshin nga ish-drejtori i policisë së Beratit Shkëlqim Kokonozi.

Gjatë hetimeve të kryera për këtë ngjarje të ndodhur në 6 prill 2021 në Tiranë, janë zbuluar dy autorët e krimit, shtetasit Deivid Shuaipi dhe Arnaldo Çiçaj.

Por nga hetimet e kryera prej agjentëve të policisë, këta dy persona janë konstatuar se shpërndanin lëndë narkotike të llojit hashash dhe heroinë, në zonën e pallateve parafabrikatë që ndodhen në rrugën “Frosina Plaku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat