Bregu: Zëri, shqetësimet, shpresat dhe pritshmëritë e njerëzve të rajonit, janë thelbësore për punën e RCC

Shqipëria

Bregu: Zëri, shqetësimet, shpresat dhe pritshmëritë e njerëzve të rajonit, janë thelbësore për punën e RCC

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:17
Pamje nga takimi

Liderët e Proçesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) miratuan Strategjinë e koordinuar nga RCC për zhvillimin socio-ekonomik të Europës Juglindore (SEE) në dekadën e ardhshme - Strategjia SEE2030, në Samitin e mbajtur sot në Antalya, Turqi.

“Strategjia SEE 2030 është një thirrje rajonale për veprim dhe solidaritet, dhe në natyrën e saj gjithëpërfshirëse dhe marrjen e përgjëgjësive të plota si rajon, ne do ta shtyjmë përpara me sukses këtë ndërhyrje gjithëpërfshirëse duke filluar nga dita e parë. Ne e shohim SEE2030 si një mënyrë strategjike për të zgjidhur bashkërisht çështjet shoqërore-ekonomike dhe të sigurisë të Europës Juglindore. Për herë të parë, 13 ekonomitë e rajonit kanë një vizion të përbashkët mbi përparimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (OZhQ). SEE2030 është një axhendë ambicioze, që propozon veprime gjithëpërfshirëse, por dhe realiste në fushën e arsimit, drejtësisë, shëndetit dhe mjedisit,” tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në fjalën e saj tek Samiti SEECP.

Sekretarja e Përgjithshme Bregu gjithashtu falenderoi Kryesinë e SEECP si dhe të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj RCC si dhe për mundësimin e një mjedisi që jep rezultate, pavarësisht gjithë vështirësivë të hasura gjatë rrugës, duke theksuar se Strategjia e miratuar SEE 2030, e paraqitur në kohë sfiduese, përfaqëson një vizion zhvillimi të Evropës Juglindore për dekadën e ardhshme. SEE 2030 u përgatit nga RCC, me kërkesë të Samitit të SEECP në 2019, në konsultim me sektorë të ndryshëm dhe aktorë të rëndësishëm nga të gjitha ekonomitë e rajonit dhe organizatat ndërkombëtare.

Në takimin e Ministrave për Punët e Jashtme të SEECP, përpara takimit në Samit, u pranua Strategjia SEE2030 si dhe Raporti Vjetor i RCC për aktivitetet e kryer gjatë vitit të kaluar, të cilat më pas u miratuan gjatë Samitit. Bregu gjithashtu reflektoi edhe mbi vështirësitë në 2020, gjatë pandemisë COVID-19, dhe arritjet e RCC në këtë periudhë.

“Viti i kaluar nuk ngjason me asnjë prej viteve të cilat kemi përjetuar më parë por unë ndjehem krenare për punën që ne kemi arritur sëbashku. Për RCC, ky ka qënë një vit ku aktivitetet tona janë shtyrë nga dy faktorë kryesorë: njerëzit dhe inovacioni. Janë njerëzit e rajonit, zëri i tyre, shqetësimet dhe pritshmëritë të cilat kanë qënë në thelbin e punës sonë dhe janë pasqyruar në projektet tona. Të gjitha aktivitetet tona kanë qënë dinamike dhe kanë patur në fokus njerëzit, të projektuar për të adresuar në mënyrë efikase nevojat që u shfaqën si pasojë e pandemisë, çka u provua nëpërmjet Korridoreve të Gjelbra të cilat lehtësuan qarkullimin e mallrave dhe pajisjeve mjekësore përbrënda rajonit is dhe midis rajonit dhe BE”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu në takimin e SEECP.

Strategjia SEE2030

Pjesëmarrësit e SEECP përgëzuan punën e RCC, duke shprehur mirënjohje për të gjithë punën e bërë nga organizata në promovimin dhe forcimin e bashkëpuminit rajonal. RCC, si krahu operacional i SEECP, është e gatshme të fillojë zbatimin e aktiviteteve të ardhshme për bashkëpunimin rajonal në Europën Juglindore, duke mirëpritur drejtimin dhe mbështjetjen e Kryesisë së SEECP.

Deklarata e Përbashkët u miratua në Samitin e SEECP, duke shënuar 25 vjetorin e themelimit të SEECP, i mirëpritur nga Rexhep Tajip Erdogan, Presidenti i Republikës së Turqisë dhe Shefi i Kryesisë aktuale të SEECP. Deklarata theksoi rolin gjithëpërfshirës të SEECP në promovimin dhe përforcimin e ndërlidhjes rajonale në kuptimin politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor, mbështetur në të gjitha fushat nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal si krahu i tij operacional.

Kryesia e ardhshme SEECP iu dorëzua zyrtarisht Greqisë, duke filluar nga 1 Korrik 2021, për një periudhë njëvjeçare, e ndjekur nga Mali i Zi (2022-2023), e cila së bashku me Kryesinë në dalje të Turqisë formojnë Trojkën SEECP që përfaqësojnë kryesitë e kaluara, të tashme dhe të ardhshme.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat