Paralajmërimi i analistit: Emrat e radhës që do të shpallen non-grata nga DASH

Shqipëria

Paralajmërimi i analistit: Emrat e radhës që do të shpallen non-grata nga DASH

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 22:37
Alfred Peza

Analisti Alfred Peza ka folur për ndryshimin e administratës së Joe Biden me atë të Trump duke treguar edhe lëvizjet e fundit drejt Shqipërisë, përfshirë edhe shpalljen non grata të Berishës.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Peza tha se nuk ka pasur pabalancim me emra të përveçëm pasi 4 emrat që janë shpallur “non grata” vijnë nga parti të ndryshme. Megjithatë thekson se diskutimi që SHBA-të po godasin opozitën erdhi pas vendimit për Sali Berishën.

Alfred Peza: Nisur për nga dinamika që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur personat non-grata në Shqipëri, në lidhje me urdhrin e fundit të Joe Biden, besoj personalisht që në javët në vazhdm do të ketë persona të tjerë të rëndësishëm në fushën e politikës, që do të goditen në Shqipëri, të nivelit të Sali Berishës apo afër tij, në pikëpamje të asaj që përfaqësojnë politikisht. Jo vetëm në fushën politike, por edhe në fushat e tjera

Eni Vasili: Të tipit

Alfred Peza: Po, mund të jenë të fushve të tjera. Jo më larg se sot edhe vetë ambasadorja Kim theksoi se edhe një kategori tjetër për të cilët SHBA-të do të tregohen shumë të kujdesshëm.

Eni Vasili: Pra, mediat biznes, oligarkë, nuk e di…çfarë quan sektorë të tjerë

Alfred Peza:
I përmende disa ti

Eni Vasili: I përmenda, në këtë….

Alfred Peza: Gjykoj që kjo verë do të jetë shumë e nxehtë, jo vetëm për nga temperaturat…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat