Dritan Leli pensionon Sekretarin e Këshillit bashkiak, këshilltarët socialistë thërrasin mbledhje jashtë radhe në Universitet

Shqipëria

Dritan Leli pensionon Sekretarin e Këshillit bashkiak, këshilltarët socialistë thërrasin mbledhje jashtë radhe në Universitet

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 08:31
Dritan Leli

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, mbetet i vendosur që mbledhjet e këshillit bashkiak të mbahen online.

Në përgjigje të mbledhjes jashtë radhe të kërkuar nga këshilltarët socialistë për tu mbajtur sot në ambientet e Universitetit "Ismail Qemali" me pretendimin për shkarkimin e padrejtë  të Sekretarit të Këshillit të Bashkisë, Agron Gjipali, Leli thotë se qëndrimii tij për të zhvilluar mbledhje në ambiente të mbyllura, pavarësisht emrit,  ngelet i njëjtë.

"Theksoj gjithashtu se nuk është bërë asnjë largim nga puna! Sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali, njësoj si disa kolegë të tjerë që kanë punuar në Bashkinë e Vlorës, gjatë këtyre ditëve, janë njoftuar se kanë plotësuar kushtet për të përfituar pensionin e pleqërisë".

Shkarkimi i Gjipalit është konsideruar nga këshilltarët socialistë një hakmarrje e Lelit kundrejt tyre teksa kanë kërkuar mbledhjen për rikthimin në detyrë të Sekretarit të këshillit bashkiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat