Erion Braçe kritikon mediet greke për lajmet për vrasjen e Carolinës: Nuk e vrau një shqiptar

Shqipëria

Erion Braçe kritikon mediet greke për lajmet për vrasjen e Carolinës: Nuk e vrau një shqiptar

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:25
Çifti grek

Zv/ kryeministri Erion Braçe në një postim në Facebook ka bërë një koment mbi zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares britanike në Greqi, krim për të cilin fillimisht burri akuzoi se e kishin bërë shqiptarët, por që më pas rezultoi se autori ishte ai vetë. E ndërsa kritikon mediat greke, Braçe shprehet se  vërteta doli në dritë të diellit dhe vrasësi nuk është një shqiptar. I keqardhur, zv/ kryeministri thotë se krimi nuk ka komb.

“Pra; Carolinen nuk e ka vrare nje shqiptar! As nje bande shqiptaresh dhe, as nje bande romesh nga Shqiperia, “ata qe kryejne krime te perbindshme ne vendin fqinje”! Prej dites kur u njoftua krimi makaber, ores, oreve e diteve qe pasuan, mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete!

E verteta doli ne drite te diellit dhe vrasesi nuk eshte nje shqiptar, as shume te tille! Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!

Po media greke?

Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste, duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese;

Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!

I keqardhur pafund per kete!

Krimi nuk ka komb, as kombesi!

Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave;

Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;

Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetësi” shkruan Braçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat