Rrahu vëllain, arrestohet 49-vjeçari në Tepelenë

Shqipëria

Rrahu vëllain, arrestohet 49-vjeçari në Tepelenë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:37
Ilustrim

49-vjeçari Q.Ç., banues në Tepelenë ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij 48-vjeçarit H.Ç.

Policia bën me dije se 49-vjeçari gjithashtu ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Informacion-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në  Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat