Nga Tepelena në Vlorë, shkel urdhrin e gjykatës për të rrahur vëllain

Shqipëria

Nga Tepelena në Vlorë, shkel urdhrin e gjykatës për të rrahur vëllain

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

TEPELENË– Një 49-vjeçar është prangosur pasi akuzohet se ka shkelur urdhërin e mbrojtjes së Gjykatës dhe ka dhunuar të vëllanë. Mësohet se ai ka lëvizuar nga Tepelena, ka shkuar deri në Vlorë për të dhunuar fizikisht të vëllanë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tepelenë | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata. Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat