Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së, miratohet propozimi për ndryshimin e statutit të partisë

Shqipëria

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së, miratohet propozimi për ndryshimin e statutit të partisë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 13:11
Ilustrim

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë, e cila vjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, dhe pas zgjedhjeve për kryetar, të cilat u mbajtën në 13 qershor.

Mësohet se në këtë mbledhje, ndër të tjera është miratuar edhe propozimi për ndryshimin e statutit të PD.

Gjithashtu, kryesia e PD ka venodosur për një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel brenda partisë, nga çdo seksion deri në nivel qarku.

PD tashmë e konsideron 25 prillit si ‘masakër zgjedhore’ dhe për të do të kryejë një analizë, ku fillimisht brenda 1 korrikut paraqiten rezultatet për çdo seksion e grupseksion. Për këtë do të shërbejë një grup pune në çdo degë.

Nga ana tjetër brenga 5 korrikut është drejtuesi politik i çdo qarku që paraqet raportin në nivel qarku.

Më 10 korrik raporti i plotë i zgjedhjeve të 25 prillit i kalon Kryesisë së PD. Por kjo është vetëm faza e parë e analizës. Pasi në fazën e dytë do të ketë një analizës së punës së çdo seksioni dhe grupseksioni, e me pas një ristrukturim të organeve vendore të PD.

Gjithë procesi i analizës brenda PD do të zgjasë deri më 30 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat