Elbasan/ Aktiviteti sensibilizues, stop shfrytëzimit të fëmijëve për punë

Shqipëria

Elbasan/ Aktiviteti sensibilizues, stop shfrytëzimit të fëmijëve për punë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aktivitet sensibilizues i cili synon rritjen e ndërgjegjësimit për ndalimin e shfrytëzimit të fëmijëve për punë është zhvilluar sot në Elbasan.

Aktiviteti synon të përcjellë mesazhin kundër këtij fenomeni i cili dëmton të ardhmen afatgjatë të fëmijës. Mesazhet më së miri i përcollën vetë të vegjlit.

23 raste të fëmijë të shfrytëzuar për punë janë ndihmuar nga Njësia për Mbrojtjen e fëmijë ve në bashkinë e Elbasanit. Ndihma konsiston në aksesin e tyre në shkollë e kopshte dhe mbështetjen financiare të familjes.

Fëmijët kanë të drejtë të shkollohen dhe të kenë një të ardhme të sigurt. Ata kanë të drejtë të shijojnë fëmijërinë e tyre dhe të argëtohen. Shfrytëzimi i fëmijëve për punë është i dënueshëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat