PD nis reformimin/ Do mblidhet kuvendi kombëtar për ndryshime statusore dhe për zgjedhje

Shqipëria

PD nis reformimin/ Do mblidhet kuvendi kombëtar për ndryshime statusore dhe për zgjedhje

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës si kryetar vendosi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Ai i 17 Korrikut pritet të jetë edhe Kuvend statutor edhe zgjedhor, pasi ai do të zgjedhe Këshillin e ri Kombëtar, organ i cili drejtohet nga Bujar Nishani një ndër kritikët më të fortë të lidershipit demokrat.

Kryesia vendosi zgjedhje te parakohshme për këtë forum edhe pse mandati i tij përfundon vitin e ardhshëm. Pjesë e vendimeve ishte edhe ngritja e një komisioni të përhershëm statutor ku bëjnë pjesë drejtuesit më të lartë të partisë me funksion mbledhjen e propozimeve për ndryshimet statutore që do i paraqitet Kryesisë brenda datës 10 Korrik.

Pas humbjes demokratet i pret një analizë e thelle, në nivel seksioni, grupseksioni deri në nivel Qarku. Analiza e rezultatit është e ndarë në tre faza dhe i gjithë procesi mbyllet në vjeshtë. Aty ku ka rezultat të dobët pritet të ketë ristrukturim të organeve vendore të partisë. Ne mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë, Lulzim Basha kërkoi vijimin e betejës me te gjitha format dhe mjetet për përballjen me mazhorancën qeverisëse , përballje që sipas tij nuk duhet të pritet viti 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat