​Shqipëria, në listën e vendeve që lëvizin lirshëm në zonën Shengen

Shqipëria

​Shqipëria, në listën e vendeve që lëvizin lirshëm në zonën Shengen

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Këshilli Europian përditësoi sot listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Pas një rishikimi sipas rekomandimit për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme për udhëtimet jothelbësore në BE, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, të përditësohet.

“Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta vijuese: Shqipëria, Australiam Izraeli, Japonia, Libani, Zelanda e Re, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ruanda, Serbia, Singapori, Koreja e Jugut, Tajlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat