Presidenti Meta: Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë e turizmin

Shqipëria

Presidenti Meta: Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë e turizmin

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:56
Ilir Meta

Në Ditën Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, presidenti Ilir Meta iu bën thirrje qytetarëve që të konsumojnë produktet ‘Made in Albania’.

Kreu i shtetit përmes një mesazhi theksoi se duhet të kthehet vëmendja dhe të rritet mbështetja për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.

MESAZHI I METËS

Prodho shqip! 🇦🇱 Bli shqip! 🇦🇱 Konsumo shqip! 🇦🇱

Në Ditën Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, së bashku me një grup të rinjsh, vizituam sot një fermë “UKA”, ku prodhohen vetëm ushqime bio, për të theksuar rëndësinë e prodhimit dhe të ushqyerit në mënyrë të qëndrueshme, që do të mundësonte një jetë të shëndetshme, si dhe do të prezanonte denjësisht vlerat e produkteve bio “Made in Albania” para turistëve të huaj, duke nxjerrë edhe më në pah vlerat tërheqëse të agro-turizmit shqiptar.
Në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona.
Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.
Në këtë mënyrë forcojmë lidhjen me zonat tona, rikthejmë shpresën dhe ndalojmë shpopullimin e dhembshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore. 🇦🇱

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat