Përplasja Rama-Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt, zbardhet vendimi i Kushtetueses

Shqipëria

Përplasja Rama-Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt, zbardhet vendimi i Kushtetueses

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:26
Ilir Meta, Gent Cakaj dhe Edi Rama

Gjykata Kushtetuese të premten ka zbardhur vendimin e plotë që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim lidhet me mosmarrëveshjen institucionale mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Kushtetuesja ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e kryeministrit, ndërsa ka pushuar gjykimin për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në vendim, Gjykata thekson se kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahen ndërmjet tre organeve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat