U ndje keq sapo doli nga dushi, humb jetën pushuesi norvegjez në Shqipëri

Shqipëria

U ndje keq sapo doli nga dushi, humb jetën pushuesi norvegjez në Shqipëri

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Një pushues i huaj ka humbur jetën në Ksamil. Media mëson se viktima është Frank Westgard , 56 vjeç nga Norvegjia.

Siç raporton gazetarja Silvi Sulaj, 56-vjeçari është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe është drejtuar për në qendrën shëndetësore të  Ksamilit ku ka humbur jetën.

Shtetasi norvegjez ishte se bashku me të dashurën për pushime në Shqipëri. Mësohet se ai kishte probleme me presionin në gjak.

Turpi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore. Policia po kryen hetimet për ngjarjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat