Mbledhja e Kryesisë në PD/ Brenda 10 korrikut paraqitet analiza e plotë e rezultateve të “25 prillit”

Shqipëria

Mbledhja e Kryesisë në PD/ Brenda 10 korrikut paraqitet analiza e plotë e rezultateve të “25 prillit”

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Ne mbledhjen e Kryesisë që u zhvillua paraditen e së premtes në Selinë Blu u vendos që të kryet një analizë e plotë e “masakrës zgjedhore” të 25 prillit e cila do të realizohet në të gjitha niveletlokale të partisë duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel qarku. Në mbledhje u vendos që analiza e rezultateve të paraqitet brenda datës 1 korrik.

“Drejtuesi politik i qarkut ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 korrik 2021 të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion duke analizuar shkaqet, rrethanat, faktorët, në çdo zonë si dhe parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara si dhe të dhënat historike elektorale për gjithsecilën prej tyte.”

Për këtë, në çdo degë të partisë ngrihet një grup pune që ka në përbërje:

Kryetarin dhe sekretarin e degës

Nënkryertarët e degës

Sekretarin organizativ dhe sekretarin për çështjet zgjedhore

Raporti i plotë i analizës për zgjedhjet e 25 prillit do t’i paraqiten për shqyrtim Kryesisë së Partisë brenda 10 korrikut.

Kryesia vendosi që Kuvendi Kombëtar i Partisë do të mblidhet të shtunën më 17 korrik, ora 11. Në rendin e ditës, çështja e parë do të jetë, sipas PD-së, informimi mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore në 25 Prill. E dyta ndryshimi i statutit dhe e treta, zgjedhja e këshillit të ri kombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat