“Ende sfida për të mbështetur progresin për reformën në drejtësi”, detaje nga takimi i Sorecës me kreun e KLP-së

Shqipëria

“Ende sfida për të mbështetur progresin për reformën në drejtësi”, detaje nga takimi i Sorecës me kreun e KLP-së

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:29
Foto nga takimi

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti në takim Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. Në kuadër të reformës së fundit legjislative, Soreca dhe Ibrahimi diskutuan lidhur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi.

Po ashtu folën edhe për konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet e para lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve si dhe rezultatet e para inkurajuese të sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit.

Ata diskutuan gjithashtu lidhur me formatimin e asistencës së ardhshme të Bashkimit Evropian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë.

Ndërkohë, në një postim në Twitter, Soreca thekson se ka ende sfida përpara për të vijuar progresin në reformën në drejtësi.

“Përgëzova Kryetarin Ibrahimi për punën e KLP ??. Ka ende sfida përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës në drejtësi. Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të ndjekjes penale. #BE ?? vazhdon të mbështesë punën e KLP,”, shkruan ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat