Makina përplas të miturin në Pogradec

Shqipëria

Makina përplas të miturin në Pogradec

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksion rrugor Pogradec-Lin.

Policia njofton se F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç. I mituri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat