I digjet makina shefit të krimeve, këto janë dyshimet e para

Shqipëria

I digjet makina shefit të krimeve, këto janë dyshimet e para

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 09:46
Ilustrim

Një makinë është djegur këtë të shtunë në autostradën Milot-Thumanë. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Patokut dhe mësohet se makina është në pronësi të shefit të Krimeve në Mirditë.

Ky i fundit ka bërë me dije se automjeti është përfshirë në flakë për shkak të një defekti elektrik.

Autoritetet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes , për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat