Aksident, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Shqipëria

Aksident, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 10:16
Ilustrim

Një automjet ka dalë nga rruga mëngjesin e së shtunës dhe për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të minierës së Kalimashit, në rrugën e vjetër Kukës-Tiranë, rreth orës 08.00 të mëngjesit.

Drejtuesi i mjetit me iniciale R. P, nga Shtana e Kukësit udhëtonte i vetëm ndërsa nxjerrjen e tij nga makina e bëri të mundur policia dhe shërbimet zjarrfikëse.

Sipas policisë, mësohet se automjeti ka rënë rreth 40 metra poshtë rrugës dhe shkak për humbjen e kontrollit të mjetit mund të jetë bërë lodhja ose ndonjë problem shëndetësor i 58-vjeçarit.

Pas ndihmës së parë në Kukës ai është transportuar në Tiranë për trajtim të specializuar. Gjendja e tij është e rëndë, por gjendet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat